Wed. Oct 4th, 2023

Revista ORA

Vetëm për ju!

Nuk e dinin/ Banorët e ‘Big Brother’ në Gjermani mësojnë në live Tv lajmin për Koronavirusin

2 min read

Banorët e Big Brother në Gjermani nuk kanë pasur dijeni për pandeminë e koronavirusit deri ditën e djeshme kur edhe janë njoftuar gjatë transmetimit live.

Ka kaluar një kohë e gjatë kur ata kanë hyrë për herë të parë në shtëpi dhe në atë kohë sapo ishin raportuar rastet e para të të infektuarve në Wuhan.

Gjermania tani ka më shumë se 6,000 raste të infektuarish dhe 13 vdekje në total.

Disa banorë të shtëpisë shihen duke qarë ndërsa u tregohej një video që i informoi ata për përhapjen e koronavirusit në botë.

Një konkurente, shpërtheu në lot dhe tha se shqetësohej shumë për nënën e saj që vuan nga sëmundje në mushkëri.

Vendimi për t’u dhënë lajmin lojtarëve erdhi pas kritikave në mediat sociale se 14 të izoluarit e shtëpisë së Big Brother në Këln nuk kishin asnjë ide se çfarë po ndodhte jashtë.

Burimi: bbc Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *