Tue. Dec 6th, 2022

Revista ORA

Vetëm për ju!

Video që po bën xhiron e rrjetit: E nënvlerësova, por koronavirusi po më nxin jetën

2 min read

Po bën xhiron e mediave italiane, video e një 41-vjeçari italian, të diagnostikuar me Covid-19. Në video Gianni Zampino tregon se në fillim e nënvlerësoi virusin, ndërsa tani ndodhet në një dhomë spitali, me bombol oksigjeni.

“Po e bëj këtë video sepse ky virusi që ma nxiu jetën, po vazhdon të prekë njerëz të tjerë. Unë punoja si menaxher, kujdesesha për babain tim, kisha hobit e mia. E kam nënvlerësuar koronavirusin, si shumëkush prej jush, mendoja se është mashtrim, mendoja se bëhej për propaganda politike e të tjera. Ky virus më hyri në trup dhe më mori njeriun tim më të dashur, babain tim. Njerëzit mendojnë se është grip normal, por jua siguroj që nuk është kështu. Të futet në trup, depërton në mushkëri dhe rrugët e kanalit të frymëmarrjes. Duhet të kuptoni që kjo nuk është lojë. Po e kaloj natën me bombola oksigjeni, nuk flej dot, jeta më është shkatërruar. Uroj që askush të mos e provojë vuajtjen që po kaloj unë, është si film horror”, u shpreh Gianni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Categories