Kosova e pandalshme, fiton edhe sfidën ndaj Luksemburgut
1 min read
Ka përfunduar ndeshja parakualifikuese, Luksemburg – Kosova, e vlefshme për Kampionatin Botëror 2023.
Kombëtarja e Kosovës ka fituar në këtë ndeshje me rezultatin 84:80, shkruan Gazeta Olle.
Basketbollisti më i dalluar te Kosova ishte Drilon Hajrizi me 25 pikë.
Kurse, Erjon Kastrati shtoi edhe 19 të tjera.
Ndërsa në këtë ndeshje u dalluan edhe Gëzim Morina e Dardan Berisha.
Kjo ishte fitorja e dytë e Kosovës në parakualifikime, pasi edhe ditë më parë në Prishtinë mposhtëm Islandës.
