Sun. Jun 4th, 2023

Revista ORA

Vetëm për ju!

Superliga sot: Drenica për t’i ikur fundit ndërsa Prishtina për të ndjekur Ballkanin, Llapi pret Feronikelin

2 min read

Xhiroja e 19 e Ipko Superligës së Kosovës në futboll vazhdon sot me dy ndeshje tjera interesante.

Vëmendja është në “Bajram Aliu”, aty ku Drenica pret Prishtinën, përcjellë Gazeta Olle.

Pritet të jetë një 90-minutësh dramatik, me kuqezinjtë që luajnë vetëm për fitore për t’i ikur fundit dhe me Prishtinën që po ashtu në horizont sheh vetëm trepikëshin.

Gjyqtar kryesor do të jetë Kreshnik Vula, i asistuar nga Edmond Zeqiri, Jakup Musolli dhe Gramos Shala.

Në anën tjetër, në Podujevë takohen dy ekipet që i kanë humbur gjasat për titull, Llapi dhe Feronikeli.

Ndryshe nga vitet e kaluara, ky takimet mes dy skuadrave ishin të zjarrta dhe me interes të madh për t’u parë, pozita e tyre aktuale në tabelë e zbeh këtë duel.

Gjyqtar kryesor në këtë takim do të jetë Besfort Kasumi me asistentë Safet Berishën e Elvis Bicajn, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Visar Kastrati.

Të dy ndeshjet fillojnë prej orës 13:00 dhe “Olle” do t’ju mbajë të informuar si zakonisht në kohë reale.

SOT – 13:00

Drenica – Prishtina
Gjyqtarë: Kreshnik Vula, Edmond Zeqiri, Jakup Musolli, Gramos Shala.

Llapi – Feronikeli
Gjyqtarë: Besfort Kasumi, Safet Berisha, Elvis Bicaj, Visar Kastrati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *