Prishtina – Trepça, mbyllet derbi i rivalëve të vjetër
1 min read
Prishtina ka fituar derbin e vjetër të dy rivalëve më të mëdhenj të basketbollit kosovar.
Me rezultatin, 71:54, Prishtina shënoi fitoren e radhës ndaj Trepçës, shkruan Gazeta Olle.
Në Pallatin e Rinisë dhe Sportit këtë derbi të vjetër e panë afro 200 shikues.
e Prishtina më të dalluarit ishin: Goods me 14 pikë, Jonson me 13 pikë dhe Tmusic me 12 të tjera.
Ndërsa te Trepça u dalluan dyshja, Fenner me 17 pikë dhe Azemi me 16 pikë.
Me fitore, Prishtina gjendet në pozitën e parë, kurse Trepça vazhdon të qëndrojë në pozitën e shtatë në tabelë.