Sun. Mar 26th, 2023

Revista ORA

Vetëm për ju!

Erion Braçe thyen urdhrat e Ramës? Gazetari publikon pamjet: Zv/kryeministri bën xhiro nga Liqeni

2 min read

Prej disa ditësh, qeveria ka vendosur masa ekstreme ndaj qytetarëve shqiptarë në kuadër të masave për frenimin e përhapjes së mëtejshme të koronavirusit.

Gjatë ditëve të fundit, kryeministri Rama njoftoi kufizimin e lëvizjes së këmbësorëve në dy orare gjatë ditës, paradite nga ora 06:00 deri në 10:00 dhe pasdite nga ora 16:00 deri në 18:00.

Sipas qeverisë, kushdo që kapet jashtë këtij orari do të ndëshkohet me gjobë prej 10 mijë lekësh të reja. Dhe mesa duket gjobat nuk janë kursyet, pasi vetëm gjatë ditës së sotme mbi 100 qytetarë u gjobitën për shkak të kësaj mase.

Ndërkohë, një nga vendet më të frekuntuara në kryeqytet, ku prej disa ditësh nuk lejohen lëvizjet, është edhe Parku i Liqenit Artificial.

Mirëpo, duket se ka edhe nga ata që nuk pyesin për urdhrat e Edi Ramës.

Por kësaj here nuk bëhet fjalë për ndonjë person të zakonshëm, por për vetë numrin dy të qeverisë, dhe zëvendësin e Ramës, Erion Braçe.

Ka qenë gazetari Elio Laze, i cili ka publikuar një video, për të cilën shprehet se ia ka dërguar një qytetar, ku pyet se çfarë masash do të merren për zv/kryeministrin, pasi ka shkelur rregullat.

Reagimi i plotë:

Po per zevendes kryeministrin qe thyen urdherat e qeverise qe zevendes kryeministron vete, cfare masash do te merren? Sot tek liqeni P.S Video e derguar nga nje qytetar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *