Sat. Oct 31st, 2020

Revista ORA

Vetëm për ju!

‘Nuk rri dot më brenda’, i riu në Durrës tenton të hidhet nga kati i pestë

1 min read

Pasditen e sotme, një 28 vjeçar në Durrës, ka tentuar të hidhej nga kati i pestë i pallatit ku banonte. Gazetarja Klodiana Haxhiaj ka raportuar për “BallkanWeb” se i riu ka dashur të dalë nga shtëpia, pavarësisht urdhërit të qeverisë.

Bashkëshortja nuk e ka lejuar dhe e ka mbyllur brenda. Në gjendje të rënduar psikologjike, 28 vjeçari ka tentuar të hidhet nga dritarja. E shoqja ka lajmëruar policinë, që ka bërë të mundur shpëtimin e tij. “Doja të hidhesha. Nuk mund të rri dot më brenda”, ka thënë i riu pasi është shpëtuar nga policia.

Informacion paraprak
Më datë 19.03.2020, rreth orës 15:00, si rezultat i një reagimi të menjëhershëm i sherbimeve të Policisë së Rendit pasi konstatuan se një shtetas po tentonte të vet’hidhej, nga kati i 5 i një pallati, në lagjen nr 1, Durrës, u bë i mundur shpëtimi në kohë i shtetasit S.M.,28 vjeç, i cili ndodhet në gjëndje të mirë shëndetësore.

Burimi: “Ballkan Web”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *