Itali/ Shërohet pacienti i parë i trajtuar me ilaçin eksperimental kundër Koronavirusit
1 min read
Një lajm i mirë vjen nga Italia. Një person që ishte infektuar me koronavirus është shëruar pasi kishte përdorur ilaçin eksperimental “Remdesivir”, bën të ditur Telegraph.
“Kemi personin e parë që është shëruar pasi është trajtuar me ilaçin eksperimental”, ka deklaruar Matteo Basetti, zëdhënës i klinikës infektive në spitalin San Martino në Genoa të Italisë.
79-vjeçari në dy testet e bëra së fundmi për koronavirus ka rezultuar negativ. Basetti tregoi se ka pacientë tjerë që janë duke u trajtuar me këtë lloj ilaçi.
Gjithashtu Ministria italiane e Shëndetësisë ka miratuar testimin në kafshë me vaksinën e parë kundër koronavirusit, e zhvilluar në laboratorin e kompanisë “Takis”.