Sun. Mar 7th, 2021

Revista ORA

Vetëm për ju!

E moshuara fsheh udhëtimin në Greqi, karantinohen infermierët në Mallakastër

1 min read

Një paciente e moshuar ka fshehur udhëtimin e saj në Greqi, duke bërë që dy infermierë të Qendrës Shëndetësore të Fratarit në Mallakastër të futen në izolim.

Dy infermierët mësuan se pacientja ishte kthyer në 11 mars nga Greqia, vetëm pasi i kishin kryer vizitat mjekësore. Ato shkuan në banesën e të moshuarës vetëm me maska dhe doreza, por pa veshje speciale,

E moshuara 80 vjeçare fshehu udhëtimin në Greqi, por edhe simptomat. Dy nëpunësit e Shëndetësisë kanë shkuar në fshatin Poçem të 80-vjeçares dhe vetëm aty mësuan të vërtetën.

E moshuara është izoluar në banesë. Ndërsa dy infermierët janë izoluar në një ambient të qendrës shëndetësore të Fratarit.

Burimi: gazetashqip

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *