Sun. Mar 7th, 2021

Revista ORA

Vetëm për ju!

700 të infektuar në 24 orë, shkon në 2,626 numri i të prekurve me Covid-19 në Angli

1 min read

Rastet e të infektuarve me Koronavirus në Britani sot arritën në 2,626, një rritje e madhe në vetëm një ditë që ka rezultuar edhe në 72 vdekje.

Rastet e të prekurve në Mbretërinë e Bashkuar u rritën me 676 persona më shumë në vetëm 24 orë ndërsa Skocia regjistroi një tjetër vdekje sot.

Një foshnjë nëntë muajsh në Manchester është vetëm një nga rastet më të fundit të raportuara këtë javë ndërsa një fëmijë në Norfolk po ashtu u konfirmua me virusin.

Rritja e sotme është kërcimi më i madh deri më tani për Britaninë dhe Boris Johnson pritet të marrë një vendim për mbylljen e shkollave në Angli pasi Skocia dhe Uellsi kanë vendosur pezullimin e mësimit deri në fund të kësaj jave.

Londra është epiqendra e shpërthimit të koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar, me Spitalin North Middlesex që besohet të ketë numrin më të madh të të prekurve të shtruar.

Burimi: thesun Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *