Sun. Mar 7th, 2021

Revista ORA

Vetëm për ju!

Theu rregullat që të takonte nga dritarja gjyshin e infektuar, bërtet fort: Shiko unazën, jam fejuar

2 min read

Gati e gjithë bota është në psikozë prej Covid-19. Nga ky virus janë shuar me mijëra jetë dhe është përhapur pothuajse në të gjithë botën.

E së fundmi një histori që të thyen zemrën vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në Karolinën e Veriut një vajzë e re ka thyer rregullat për t’i treguar gjyshit të saj unazën e saj të fejesës.

Carly sfidoi rregullat kundër përhapjes së Covid-19 dhe shkoi t’i tregonte gjyshit të saj unazën e fejesës.

Gjyshi i saj është i shtruar në spital, pasi rezultoi pozitiv për Covid-19. Ajo nuk mundi ta përqafonte gjyshin e saj sepse i ndante xhami i dritares, por ajo bërtiti:

Gjyshi shiko unazën, jam fejuar. I dashuri sapo më dha unazën.
I mbështetur pas xhamit të dritares i moshuari, Shelton Boyd vendosi dorën në xham dhe nuk mundi t’i besonte syve të tij. Mbesa e tij e bëri të lumtur pa masë teksa i tregonte unazës që kishte në gisht.

Foto që e tregon këtë moment është bërë virale në rrjet. Gjyshi dhe mbesa i puthitën duart në dritare dhe disa lot u rrodhën nga sytë.

Burimi: tgcom24/ Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *