E quajnë gjyshja që solli shpresë/ Shërohet nga Covid-19, 95- vjeçarja italiane
1 min read
Deri më tani Italia është vendi më i prekur nga koronavirusi në gjithë Europën. Së fundmi një lajm i mirë vjen nga ky vend.
Një grua 95- vjeçare italiane e ka fituar betejën me Covid-19. Ajo është bërë simbol tani në të gjithë Italinë dhe po e quajnë si gjyshja që solli shpresë.
Gruaja është nga qyteti i Fananos. Gjyshja që ka mundur Covid-19 po jep shpresë në të gjithë Italinë tani.
Numri i personave që janë shuar nga Covid-19 në Itali është shumë i madh, por rasti i 95- vjeçares ka dhënë shumë shpresë.
Drejtori i Departamentit të Shëndetit Publik të Auslit, Davide Ferrari tha:
Ky është një lajm i shkëlqyeshëm, në këtë periudhë emergjente ku jemi. Por ne nuk duhet t’i harrojmë rregullat kundër përhapjes së Covid-19. Ato janë thelbësore për të parandaluar këtë virus.