Sun. Mar 7th, 2021

Revista ORA

Vetëm për ju!

Tjetër tërmet i fortë godet SHBA-në, kësaj here “shkundet” Kalifornia

1 min read

Një tjetër tërmet i fortë është shënuar në SHBA.

Raportohet se lëkundjet janë ndjerë vetëm pak minuta më parë, rreth orës 23:08 (15:08 me orën e SHBA-së).

Sipas EMSC, tërmeti ka qenë me magnitudë 5.2 sipas shkallës Rihter, ndërsa thellësia fokale e lëkundjeve ka qenë 29 km.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në Kaliforninë Veriore, 321 km në veriperëndim të qytetit Sacramento.

Ende nuk ka raportime për persona të lënduar apo dëme materiale.

Kujtojmë këtu që pak orë më parë një tjetër tërmet goditi SHBA-në. Lëkundjet e fuqishme me magnitudë 5.7 sipas shkallës Rihter u regjistruan në shtetin Utah të SHBA-së. Tërmeti i sotëm në Utah ishte më i fuqishmi që kishte goditur vendin që pas vitit 1992.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *