Sun. Mar 7th, 2021

Revista ORA

Vetëm për ju!

Shkoi në Itali për pushime me dashnoren, burri tradhtar infektohet me Koronavirus

1 min read

Një burrë nga Mbretëria e Bashkuar është infektuar me Koronavirus gjatë një udhëtimi në Itali, ku ndodhej me dashnoren e tij. “New York Post” shkruan se burri është në tridhjetat dhe i pasur. Së fundmi ai kishte shkuar në Itali me dashnoren ndërsa bashkëshortes i kishte thënë se po shkonte në një udhëtim biznesi brenda Mbretërisë së Bashkuar.

Pasi u rikthye nga udhëtimi, ai kishte nisur të shfaqte simptomat e koronavirusit dhe më vonë doli pozitiv me Covid-19.

Ishte vetë ai që i rrëfeu doktorëve se kishte shkuar në Itali dhe bashkëshortja nuk e kishte idenë.

Bashkëshortja e tij tani është vetëizoluar ndërsa për dashnoren nuk dihet nëse është infektuar apo jo pasi ai nuk e dha identitetin e saj./Xing.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *