Fri. Apr 23rd, 2021

Revista ORA

Vetëm për ju!

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero vjen me një mesazh : Dua të përseris edhe një hërë këtë keshillë, nuk kemi zgjidhje tjeter

2 min read

Mjeku i mirënjohur pranë shërbimit infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Pëllumb Pipero ka ndarë sot një mesazh ndërgjegjësues me qytetarët, ku ka theksuar se kjo sëmundje është shumë më e lehtë të parandalohet sesa të kurohet.

Pipero ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve, të cilët duhet të kufizojnë lëvizjet e tyre e të ruajnë distancat sociale me njëri-tjetrin, në mënyrë që sipas tij, ndihma të shkojë tek ata që sot kanë nevojë për ndihmën e mjekëve më shumë se kurrë.

“Kemi komunikuar çdo ditë dhe prapë do të komunikojmë për shkak se epid. emia e shkaktuar nga koronavirusi po prek pothuajse gjithë botën, na preku edhe ne.

Kemi nënvizuar disa herë se sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi, e kemi më të lehtë ta parandalojmë sesa ta kurojmë dhe për t’a parandaluar duhet doemos mirëkuptimi juaj, duhet mbështetja juaj.

Mbroni veten, duke mbrojtur veten mbroni edhe të tjerët, na mbroni edhe ne. Madje na mbroni, t’iu japim më shumë ndihmë atyre që sot më shumë se kurrë, kanë nevojë për ne. Jo fri. kë. Pa. niku është aleati më i mirë i virusit, kujdesi është aleati ynë.

Mjafton të kufizoni lëvizjet dhe virusi rri larg, mjafton të kufizoni kontaktet dhe virusin e mbani larg. Mos harroni të lani duart sa më shpesh me ujë dhe sapun. Së bashku ia dalim, së bashku ne e mundim këtë gjendje”, -thotë Pipero.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *