I larguan prindërit e tij nga puna: Pas FFK-së, reagon edhe Flamurtari i Prishtinës
1 min read
Ilja Iviq, është futbollisti serb që po dëshiron të luajë për Kombëtaren e Kosovës.
Lajmi është bërë i ditur edhe nga vet futbollisti, vetëm pak ditë më parë, përcjellë Gazeta Olle.
Por, gjatë këtyre ditëve, janë prindërit e futbollistit serb që janë larguar nga puna në Komunën e Graqanicës (nëna si shërbyese civile në Komunën e Graçanicës, e babai si punëtor arsimi) për shkak se djali i tyre ka pranuar të luajë për Kombëtaren U19 të Kosovës.
Këtë gjë e ka dënuar edhe Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës.
Ndërsa, pak minuta më parë ka reaguar edhe faqja zyrtare e Flamurtarit, duke dënuar këtë gjest të turpshëm.
