Miftaraj komenton ndeshjen ndaj Drenicës: E vështirë, por presim fitore!
2 min read
Pas fitores në xhiron e parë pranverore ndaj Vushtrrisë, Prishtina një gjë të tillë pritet ta kërkon edhe ndaj Drenicës në udhëtim në ‘Bajram Aliu’.
Tabori bardhekaltër duke optimist ani pse e ka parasysh se ballafaqimi me Drenicën gjithmonë ka qenë i vështirë. Kështu mendon edhe mesfushori Diar Miftaraj, por ai thotë se ekipi ka vetëm një qëllim fitoren, përcjellë Gazeta Olle.
“Realisht pres lojë të vështirë, sepse Drenica tradicionalisht është kundërshtar i yni i papërshtatshëm. Por, ne jemi maksimalisht të përgatitur për të vazhduar serinë e fitoreve, sidomos pas dy ndeshjeve rresht të fituara me Vushtrrinë. Atmosferën në ekip e kemi shumë të mirë dhe fitorja eventuale vetëm sa do ta ngrite edhe më shumë për të vazhduar drejt titullit kampion.
Sa i përket meje, dihet tash e një kohë jam duke u paraqitur në rolin e qendërmbrojtësit, ashtu ka vendosur trajneri, ndërsa unë po përpiqem të jap më të mirën për ekipin. Unë do të paraqitem aty ku do të më urdhërojnë dhe besoj shumë se jam duke e kryer mirë punën deri tash”, ka thënë Diar Miftaraj për faqen zyrtare të klubit.
