Tue. Oct 27th, 2020

Revista ORA

Vetëm për ju!

Nga Drita, te Drita: Gjyqtari më i mirë në vend akuzohet sërish “për ndihmë të ekipit gjilanas”

3 min read

Genc Nuza është gjyqtari më i mirë dhe më i besueshëm në vend. Ky është konkluzion i nxjerrë edhe nga zyrtarë e trajnerë të shumicës së klubeve në elitë.

Mirëpo, për ironi të fatit, Nuzën po e përcjellin kritikat e ndeshjeve të Dritës, përcjellë Gazeta Olle.

Në dy prej tri ndeshjeve të para të këtij edicioni në elitë, Nuza ka gjykuar në ndeshjet e Dritës dhe në të dy takimet është akuzuar.

Pas derbit ndaj Gjilanit u “gozhdua” pa të drejtë, pasi që në xhirimet televizive të “Supersport” shihej hapur simulimi në zonën bardhekaltër, që s’kishte lidhje me penallti.

Mirëpo, kritikat u rikthyen sot në ndeshjen ndaj Vushtrrisë.

Bardhekaltërit nga “Ferki Aliu” pretendojnë që Drita meritoi në dy raste kartonin e kuq (te Fidan Gërbeshi dhe te portieri Tafilovski), e po ashtu protestuan gjatë edhe për një gol të anuluar nga goditja e dënimit.

Më poshtë, “Olle” ua sjellë dy prej tri momenteve në fjalë, përmes sekuencave të publikuara nga “Dukagjini”, ku secili prej jush mund të krijoni një opinion.

Trajneri i Vushtrrisë, Fitim Llapashtica, akuzoi pas ndeshjes treshen e gjyqtarëve.

“Jemi paraqitur mjaft ndryshe krahas dy ndeshjeve me Prishtinë. I kemi dhënë leksion Dritës e cila ka një skuadër mjaft të mirë”, deklaroi Llapashtica pas ndeshjes.

“Jemi dëmtuar nga gjyqtarët që janë me stemë të UEFA-së. Ishte rasti tek portieri i Dritës i cili ishte i fundit dhe nuk mori karton të kuq pas ndërhyrjes në lojtarin tone”.

“Rasti tjetër ishte kur lojtari jonë ishte 1 me 1 me portier, gjyqtari ndalë aksionin për pozitë jashtë loje”.

“Gjithashtu, Dritës nuk iu dhanë disa kartonë të verdhë dhe unë mendoj që sot jemi dëmtuar, gjë që nuk i kisha dëshiruar asnjë skuadre një gjë të tillë”, shtoi ai.

Pas takimit kanë reaguar kryetarët e Prishtinës dhe Trepcës ’89, Remzi Ejupi dhe Abedin Zeka.

Ata për gazetën “Zëri” kanë theksuar se sot Drita fitoi tri pikë përmes gjyqtarëve.

Gazeta Olle do të vazhdojë me publikimin e të gjitha rasteve kontestuese gjatë gjithë sezonit, në bashkëpunim me televizionet që përcjellin futbollin vendor. /Gazeta Olle/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *