Çfarë po ndodh para ndeshjes, Drenica – Prishtina?
1 min readDrenica dhe Prishtina zhvillojnë sot takimin e radhës në kuadër të IPKO Superligës.
Mirëpo, diçka e çuditshme është duke ndodhur në bastoren më të madhe në botë, “Bet365.com”, e cila ka përfshirë këtë ndeshje për t’u parashikuar nga bastexhinjtë.
Prej dy ditësh kuotat për fitoren e Prishtinës kanë rënë në mënyrë drastike.

Prej 2.69 sa kuotohej fitorja e Prishtinës, tani ajo ka rënë në 1.33, duke super favorizuar fitoren e bardhekaltërve, shkruan Gazeta Olle.

Në këso raste, kuotat për fitoren e njërës skuadër pësojnë rënie vetëm kur bastexhinjtë luajnë shuma të mëdha për fitoren e asaj skuadre.
Në këtë rast i bie që bastexhinjtë kanë parashkikuar me të madhe fitoren e Prishtinës.
Edhe pse ndeshja luhet në Skënderaj, ku Prishtina historikisht ka pasur probleme të mëdha për të fituar, fitorja e Drenicës kuotohet me 7.50. Barazimi vlenë me 4.33.
Takimi në fjalë fillon në ora 13:00.
