Sun. Mar 26th, 2023

Revista ORA

Vetëm për ju!

FBK vjen me njoftim të rëndësishëm për gjitha klubet e sportit në Prishtinë

2 min read

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka njoftuar se nesër dhe pasnesër çdo aktivitet të klubeve sportive në Prishtinë do të jenë të pamundura të zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit pasi aty do të jetë e rezervuar vetëm për organizimin e ndeshjes së Kombëtares së Kosovës në baskteboll, ku siç dihet të enjtën takohet nga Islandës, shkruan Gazeta Olle.

Më poshtë njoftimi i plotë nga FBK:

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ju njofton se, të mërkurën dhe të enjten në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë do të stërvitin vetëm Kombëtarja e Kosovës në basketboll dhe ajo e Islandës.

Kjo vjen për shkak të rregullave të FIBA-s, që nuk lejon klubet tjera të stërvitin për shkak të ndeshjes zyrtare ndërmjet Kosovës dhe Islandës, që zhvillohet të enjten nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

FBK-ja kërkon mirëkuptim nga klubet e Prishtinës që stërvitin në Pallatin e Rinisë dhe Sportit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *