Roma e Arsenal me fitore minimale, fiton edhe Baseli i shqiptarëve
1 min read
Kanë përfunduar edhe tetë takimet e fundit të ditës së sotme në Ligën e Evropës.
Baseli i shqiptarëve, arriti fitore të lartë 3-0 në udhëtim te APOEL në Qipro, shkruan Gazeta Olle.
Kurse, roma në ‘Olimpico’, fitoi 1-0 ndaj skuadrës belge, Gent.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Perez në pjesën e parë.
Ndërsa, Arsenal arriti të fitoi 1-0 në udhëtim te Olympiacos në Greqi.
Ishte Lacazette ai që shënoi nëntë minuta para fundit të ndeshjes.