Sun. Mar 26th, 2023

Revista ORA

Vetëm për ju!

Zhvendosi derbin lokal: Tifozët e Istogut me kërkesë interesante ndaj Onixit

2 min read

Nesër edhe zyrtarisht do të nis edicioni pranverorë në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, e ku na presin disa ndeshje mjaft interesante.

Ndeshja kryesore e xhiros pritet të jetë ajo në mes të Onix dhe Istogut, e cila është edhe derbi lokal i këtij qyteti, shkruan Gazeta Olle.

Por, skuadra vendase në këtë ndeshje Onix, ka zhvendosur ndeshjen në një stadium tjetër dhe jo në ‘Demush Mavraj’, në qytetin e Istogut.

Kjo ka bërë që të reagojnë edhe tifozëria e Istogut, Gjimat, të cilët kërkojnë mos lejimin e zhvillimit të ndeshjeve më Onixin në stadiumin ‘Demush Mavraj’.

Më poshtë reagimi i plotë i kësaj tifozërie:

I nderuar drejtor i Drejtoratit për Kulturë,Rini e Sport z. Drin Sadikaj,

Në tifozet Istogas “Gjimmat” të cilet çdoherë i rrijmë në krah klubit tonë të zemrēs KF.Istogu-t, e që më padurim po e prisnim Derbin e qytetit ditën e Diele më KF.Onix-Banje të zhvillohet në stadiumin e qytetit “Demush Mavraj” Istog ku edhe KF.Onix-Banje i zhvillon lojrat si vendas, e që ksaj radhe nuk ka pasur guximin dhe ka zgjedhurë alternative tjeter jasht qytetit tonë, duke e quar derbin në Vitomericë, kërkojmë nga ti, qe të shqyrtohet mundesia e mos lejimit të zhvillit të ndeshjeve si vendas në stadiumin tonë nga KF.Onix-Banje tani e tutje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *