Sun. Mar 26th, 2023

Revista ORA

Vetëm për ju!

FFK ia kthen tri pikë klubit të njohur vendor!

1 min read

Komisioni Disiplinor i Shkallës së Parë në mbledhjen e mbajtur me datën 21 shkurt, ka rishqyrtuar lëndën e kthyer nga organi i disiplinor i shkallës së dytë lidhur me dënimin e Besës, ku iu janë marrë tri pikë.

Besa ishte dënuar për shkak të mos-kryerjes së pagesave ndaj futbollistëve, përcjellë Gazeta Olle.

Komisioni Disiplinor i Shkallës së Parë ka pezulluar vendimin e shqiptuar, me arsyetimin se Besa i ka përmbushur obligimet e tërësishme të shumës së të hollave të theksuara në dënim.

Kësisoj, Besës iu janë kthyer tri pikë dhe tani e ka marrë një forcë të madhe në luftën për inkuadrimin në Superligë.

Njoftimi i FFK-së është publikuar nga faqja zyrtare e Besës në Facebook.

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë. /Gazeta Olle/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *