Sun. Mar 26th, 2023

Revista ORA

Vetëm për ju!

Rikthehet Liga e Parë: Transferta delikate për Lirinë, Vëllaznimin dhe Arbërinë!

1 min read

Sot hapet stinori pranveror i Ligës së Parë të futbollit kosovar, i cili pritet të jetë shumë interesant në dy frontet, si për lidership ashtu edhe për mbijetesë.

Njëri prej pretendentëve kryesorë për kreun e renditjes, Liria, luan në udhëtim te KEK-u, përcjellë Gazeta Olle.

Klubi tjetër me nam, Vëllaznimi, do të sfidojë Drenasin në udhëtim.

Dy udhëtime delikate për klubet dukagjinase, që kanë aspirata të ndryshme këtë edicion.

Mysafire është edhe skuadra tjetër që gjendet lartë në tabelë, Arbëria, e cila luan në Prishtinë kundër Ramiz Sadikut.

Takimet fillojnë prej orës 13:00 dhe “Olle” do t’ju mbajë të informuar në kohë reale me zhvillimet nga tri takimet.

LIGA E PARË – SOT

Drenasi – Vëllaznimi
KEK-u – Liria
Ramiz Sadiku – Arbëria. /Gazeta Olle/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *