Thu. May 26th, 2022

Revista ORA

Vetëm për ju!

Jurgen Klinsmann jep dorëheqje, përmes Facebookut

1 min read

Jurgen Klinsmann nuk do të jetë më trajner i Hertha Berlinit.

Humbja që pësoi kundër Mainzit në javën e kaluar si duket ka qenë fundi i aventurës së legjendës gjermane në krye të skuadrës nga kryeqyteti gjerman.

Klinsmann në profilin e tij zyrtar në Facebook, ka bërë të ditur se do të jap dorëheqje të menjëhershme, duke theksuar se qysh në fillim i ka munguar besimi dhe mbështetja nga udhëheqësit e klubit, për ta ngritur klubin më lartë.

Klinsmann do të largohet nga pozita e trajnerit, por ai do të jetë pjesë e klubit, pasi do të rikthehet në postin e tij si anëtar i bordit ekzekutiv.

Aventura e legjendës gjermane si trajner tek Hertha zgjati vetëm 10 javë dhe dorëheqja e tij erdhi nga rrjeti social e që befasoi të gjithë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *